Korreshi mes epiteteve denigruese për Ramën: Nuk ka kurajo të na dalë para...

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 11:29
Korreshi mes epiteteve denigruese për Ramën: Nuk ka kurajo të na dalë para...

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ishte i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ku pyetur mbi mungesën e Ramës në Parlament, pas çështjes së përfshirjes së tij me McGonigal, u shpreh se Rama ka frikë të shkojë në parlament ku mbase mund të thotë ato që ambasada s’duhet të dëgjojë.

“Ju e quani Rama, unë e quaj plehrë, duke qenë se ai mund të thotë çfarë të dojë për deputetët, por unë them se Rama nuk çan kokën farë te kjo pjesë. Duam-s’duam ne ai do vazhdojë punën e vet, ai ka frikë vetëm ligjin. Ai nuk vjen në Parlament jo për atë çfarë thotë, por për faktin se s’ja mban ajo “sumatriçja”,  sepse po të vijë aty nuk do dijë ca do thotë, do dalë nga vetja dhe dihet se do 'sfazohet', dhe ai atë ka frikë se nuk do e mbajë kokaina për gjithë seancën dhe do thotë ato që ambasada nuk duhet të dëgjojë” u shpreh Korreshi.

(Kosova Sot Online)