Prizren: Dy punëtorë rrëzohen nga lartësia e një shtëpie, bëhen për spital

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 11:46
Prizren: Dy punëtorë rrëzohen nga lartësia e një shtëpie, bëhen për spital

Dy punëtorë kanë rënë nga lartësia derisa ishin duke punuar në një shtëpi private në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Të dy personat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rruga “Afrim Bytyqi”, Prizren 21.02.2023 – 08:40. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë, derisa ishin duke punuar në një shtëpi private, janë rrëzuar nga një lartësi rreth 1.5 metra dhe si pasojë njëri nga viktimat ka pësuar frakturë në këmbë ndërsa tjetri nga një armaturë ka pësuar lëndime në abdomen. Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)