Gjermania ka një apel për Kurtin e Vuçiqin për takimin në Bruksel

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 12:14
Gjermania ka një apel për Kurtin e Vuçiqin për takimin në Bruksel

Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann, tha se propozimi europian, i cili bazohet në një iniciativë gjermano-franceze, është një mundësi unike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, transmeton “Kosova Sot Online”.

Lührmann tha se ky propozim do të përmirësonte raportet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, ajo shtoi se të dyjat palët duhet të veprojnë në mënëyrë konstruktive.

“Pranimi i propozimit do të përmirësonte rrënjësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet midis vendeve. Mund të nxisë procesin e normalizimit në interes të qytetarëve të tyre. Ai do të largonte pengesat në rrugën drejt integrimit të mëtejshëm në BE dhe zhvillimit ekonomik. Dhe sigurisht që do të ishte një nxitje politike dhe ekonomike për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili po frenohet nga kjo çështje e pazgjidhur. Të gjithë anëtarët e BE-së shpresojnë që Serbia dhe Kosova ta shfrytëzojnë këtë shans historik dhe unik. Europa po e përqafon rajonin si kurrë më parë: krahët tanë janë të hapur, por ne kemi nevojë që të dyja palët të veprojnë në mënyrë konstruktive”, tha ajo për Euroactiv.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruksel më 27 shkurt.

(Kosova Sot Online)