Propozohet që dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare në Shqipëri

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 12:20
Propozohet që dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare në Shqipëri

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i propozon Kuvendit të Shqipërisë që dita e Pavarësisë e Kosovës të shpallet festë zyrtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të këtij Këshilli, thuhet se “duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare; si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike; si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar; si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe vendeve të tjera aleate dhe mike, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë”.

(Kosova Sot Online)