Gjendet e pajetë një qytetare në banesën e saj

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 14:20
Gjendet e pajetë një qytetare në banesën e saj

Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Devoll, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në fshatin Bitinckë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet N. B., jetonte e vetme në banesë. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 85-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

(Kosova Sot Online)