Zbulohet agjenda e takimit të 27 shkurtit në Bruksel në mes Kurtit dhe Vuçiqit

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 14:47
Zbulohet agjenda e takimit të 27 shkurtit në Bruksel në mes Kurtit dhe Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet në Bruksel më 27 shkurt me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku do të diskutojnë për propozimin franko-gjerman, përcjell “Kosova Sot Online”.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin.

Pas kësaj, do të ketë edhe një takim të përbashkët Kurti-Vuçiq.

“Takimi do të fokusohet ne propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtare të Brukselit.

(Kosova Sot Online)