Latifi: Unë mund të kontribuoj shumë më tepër ‘jashtë kafazit dhe teatrit politik”

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 15:02
Latifi: Unë mund të kontribuoj shumë më tepër ‘jashtë kafazit dhe teatrit politik”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, vitin e kaluar, pasi e ka kuptuar se mund të kontribuojë më shumë “jashtë kafazit dhe teatrit politik”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sikurse të gjithë ju në botë, pra jashtë Kosovës, edhe unë tash e më shumë se 30 vjet kam jetuar dy jetë, atë profesionale në SHBA, përderisa gjithmonë në mendje kam qenë dhe jam në Kosovë. Në nëntor të vitit 2021 ndërpreva të gjitha gjërat që kisha ndërtuar me vite në SHBA, si Kryeshef dhe Drejtor i Kirurgjisë në gjithë rrjetin e 10 spitaleve në Ëestchester, Neë York, dhe me vullnet e dëshirë shumë të madhe pranova ftesën t’i shërbej vendit dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo pjesë e jetës sime do të jetë një nga më të ndriturat dhe më të rëndësishmet e jetës sime akademike, kombëtare dhe njerëzore. Më pak se një vit më vonë, me shumë dhembje dhe zhgënjim të pa imagjinuar dhashë dorëheqje, ngase kuptova qartë se unë mund të kontribuoj shumë më tepër ‘jashtë kafazit dhe TEATRIT POLITIK’”, ka shkruar në letër Latifi.

(Kosova Sot Online)