Rohde-Kurtit: Do t’ju mbështesim dhe kritikojmë

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 18:03
Rohde-Kurtit: Do t’ju mbështesim dhe kritikojmë

Me rastin e 15 vjetorit të vendosjes së raporteve bilaterale në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka shkruar sot për darkën që ka pasur mbrëmë me kryeministrin Kurti dhe disa ministra të Qeverisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Rohde ka thënë se Gjermania do të vazhdojë t’i ofrojë Kosovës mbështetje, këshilla dhe kritika konstruktive.

Ai tutje ka thënë se qëllimi i përbashkët është që Kosova të jetë një histori suksesi.

“Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbështetje, këshilla dhe kritikë konstruktive. Objektivi ynë i përbashkët: Ta bëjmë Kosovën një storie suksesi”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)