Në Beograd mbahet organizim për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 19:00
Në Beograd mbahet organizim për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës Kosovës, në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd po mbahet sot një organizim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Lajmin e ka konfirmuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili edhe po merr pjesë në këtë organizim.

“Po ka një organizim. Këtu jemi”, ka thënë Kamberi.

Kamberi në këtë organizim shihet i shoqëruar me drejtuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin.

(Kosova Sot Online)