Ja si u festua Pavarësia e Kosovës në Beograd

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 20:00
Ja si u festua Pavarësia e Kosovës në Beograd

Sot në Beograd është festuar Dita e Pavarësisë së Kosovës në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, ka bërë të ditur politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mustafi, me anë të një statusi në Facebook, bënë të ditur se prezentë ishin përfaësues politikë nga Lugina dhe nga misionet diplomatike.

Ky është statusi i plotë i tij:

PËR HERË TË PARË KOSOVA SHËNON PAVARËSINË NË BEOGRAD


Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari,  për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!

Përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë


(Kosova Sot Online)