Gjykata Speciale cakton katër seanca

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 20:15
Gjykata Speciale cakton  katër seanca


Në rastin e Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimit, Gjykata Speciale gjatë muajit prill ka caktuar katër seanca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kalendarit të gjykimeve, seanca e parë do të mabhet më 3 prill, datë kjo kur edhe do të nisë gjykimi.


Seanca në këtë rast janë caktuar edhe për datat 4, 5 prill dhe 11 prill.

Në seancën e 11 prillit pritet të fillohet me paraqitjen e provave të Prokurorisë, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.


(Kosova Sot Online)