Aksident: Katër të vdekur në rrugën Ferizaj-Shtime

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 20:24
Aksident: Katër të vdekur në rrugën Ferizaj-Shtime

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes, katër persona kanë vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.

(Kosova Sot Online)