Gjykata vendos burg përjetë për dy shqiptarët

  • A P /
  • 22 February 2023 - 21:06
Gjykata vendos burg përjetë për dy shqiptarët

Pas vrasjes të një 46-vjeçari gjashtë vjet më parë në Visselhövede, Gjykata e Landit Verden ka dënuar sot dy persona me burgim të përjetshëm për vrasje. Kryetari i trupit gjykues e pa si të provuar  se të pandehurit 32 dhe 36-vjeçarë ishin të përfshirë në krim, ka thënë një zëdhënëse e gjykatës.

Megjithatë, në proces nuk u arrit të sqarohej se kush kishte shkrepur të shtënat. Të dy të dënuarit kanë kombësi shqiptare edhe i vdekuri ka qenë po ashtu shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, prokuroria publike paraprakisht kishte kërkuar edhe përcaktimin e peshës së veçantë të fajit. Ajo kishte folur në aktakuzën e saj për një “ekzekutim publik”. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirim për të dy të pandehurit.

Të shtënat vdekjeprurëse pranë një shkolle fillore në janar të vitit 2017 patën bërë bujë në gjithë Gjermaninë e më gjerë. Në mars të vitit 2018, një 23-vjeçar në atë kohë ishte dënuar tashmë për vrasje si drejtues i motoçikletës. Një i akuzuar i dytë qe shpallur i pafajshëm

(Kosova Sot Online)