Kusari: Shefi i grupit parlamentar quhet 'kamxhik'

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 21:16
Kusari: Shefi i grupit parlamentar quhet 'kamxhik'

Ka sinkronizim të duhur brenda grupit të cilit ajo drejton, ka theksuar kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kusari Lila është kryetare e partisë Alternative, por që ka garuar brenda listës së VV-së në dy palë zgjedhjet e fundit. Ajo është kryetare e grupit të VV-së, ndërsa ka pasur kritika që brenda këtij grupi nuk lejohet mendimi ndryshe.

Kusari Lila thotë se ka mendime të ndryshme brenda VV-së, por që në fund fiton programi politik i dakorduar në fillim të zgjedhjeve.

“Shefi i grupit parlamentar në Britani quhet “kamxhik”, apo “whip”’, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)