Zbulohet identiteti i 4 të rinjëve nga Kosova që vdiqën në aksidentin tragjik

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 21:45
Zbulohet identiteti i 4 të rinjëve nga Kosova që vdiqën në aksidentin tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në dalje të Shtimes, ku katër persona kanë vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha ai.

"Kosova Sot Online" ka mësuar se tre nga katër persona e vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.

Dyshohet se dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc, ndërsa dy të tjerë nga fshati Dramijak.

(Kosova Sot Online)