Rreth 48 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 22:45
Rreth 48 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Turqia dhe siria vazhdojnë të regjistrojnë lëkundje të forta sizmike pas tërmeti të 6 Shkurit. Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive AFAD ka regjistruar më shumë se 7,200 pasgoditje, ku disa prej tyre me magnitudë mbi 5.0 ndërsa tërmeti i së hënës me fuqi 6.4 përkeqësoi edhe më tej situatën, duke sjellë qindra të plagosur e disa të vdekur.

Autoritetet numërojnë rreth 48 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, bilanc ky, më i rëndi i 100 viteve të fundit.

Ndërkohë presidenti Erdogan ka nxjerrë një dekret ku ndalon pushimet e punonjësve që po punojnë në zonat e rrënuara duke i mbështetur edhe me një paketë të re financiare shtesë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në 11 provinca të Turqisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tërmetet kanë shkaktuar dëme dhe pasoja të paimagjinueshme edhe sa i përket godinave dhe sipërfaqes gjeografike, ku sipas nje studimi sizmografik prof. Dr. Fadime Serçeli ka deklaruar se zhvendosja e tokës në Anadollin Lindor është plot 6.5 Metra. Ndërsa në Ekinözü, rruga e ngjashme me pamjet e një filmi ka pësuar një zhvendosje horizontale prej 4.7 metrash.

(Kosova Sot Online)