QKUK jep detaje për një femër të lënduar nga aksidenti në Ferizaj

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 23:04
QKUK jep detaje për një femër të lënduar nga aksidenti në Ferizaj

Në rrugën Ferizaj-Shtime, ka ndodhur një aksident me fatalitet ku të vdekur mbeten 4 persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy persona tjerë po marrin trajtim në QKUK, njëra prej tyre femër e lindur më 1996.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka thënë  se ekipet mjekësore po bëjnë maksimumin për të shpëtuar të rejën, ndërsa edhe një person tjetër është në trajtim, por në gjendje të lehtë.

“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, thuhet në konfirmimin e Fazliut.

(Kosova Sot Online)