Takimi në Bruksel, Vuçiq: Do t’i përmbahemi vijave të kuqe për çështjet e Kosovës

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 08:01
Takimi në Bruksel, Vuçiq: Do t’i përmbahemi vijave të kuqe për çështjet e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se në takimin e së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Gjithçka që thash në Kuvend, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe na presin shumë net të vështira, është se Serbia do t’i përmbahet asaj që thash në Kuvendin Kombëtar – pa marrë parasysh çfarëdo që të jetë”, tha Vuçiq.

Me 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së do të takohen Kurti dhe Vuçiq. Të dy drejtuesit e shteteve përkatëse e kanë pranuar në parim planin franko-gjerman.

(Kosova Sot Online)