Arrestohen policët malazez që ushtruan dhunë ndaj Petraq Milon

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 08:23
Arrestohen policët malazez që ushtruan dhunë ndaj Petraq Milon

Në pamjet e bëra virale të dy punonjësit e policisë malazeze shfaqen teksa tentojnë të nxjerrin me forcë nga makina Petraq Milon, madje dhe e dhunojnë atë në sy të familjes së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mbrëmë, vetëm një ditë pas publikimit të videos së re ku shfaqet anëtari kryesisë së Partisë së Lirisë, Petraq Milo teksa dhunohet nga punonjësit e doganore të Muriqanit, dy policë malazezë kanë rënë në pranga.

Referuar mediave të shtetit fqinj, Prokuroria e Ulqinit ka lëshuar urdhër-arresti për dy efektivët, Nemanja Boljeviç dhe Dragan Shqekiç.

Këta të fundit dyshohet të jenë autorë të atij veprimi të paprecedentë ndaj ish-keshilltarit të Presidentit të ndodhur më 15 Janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.

(Kosova Sot Online)