Deputeti i VV- së e krahason Abelard Tahirin me “pulën”

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 08:27
Deputeti i VV- së e krahason Abelard Tahirin me “pulën”

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, tha se opozita është për turp lidhur me mbledhjen e komisionit ku u diskutua për skandalin e ambasadorit Martin Berishajt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai e ka krahasuar Abelard Tahirin me “pulën” duke thënë se po kokoris në Kuvend.

Deputeti i VV-së, “Është për turp se çka diskutojnë ne Kuvend e çka në komision”.

“Unë menova që kanë me ba llom ne komision. Po shajnë nëpër media. Po kokorisin nëpër Kuvend kundër tij. A e ke pa Abelardin? Kur erdhi në komision Martin Berishaj, aty po bëhen si pula. Unë se disha a është Abelard Tahiri ai. Asnjë pyetje. A knej Abelard shajke nëpër media. Pse s’po ia thojnë ner sy Martin Berishajt. Si pula po bëhen aty. Është për turp se çka diskutojnë ne Kuvend e çka në komision. Është për turp”, tha ai.

(Kosova Sot Online)