Hoti: Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 09:35
Hoti: Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që urgjentisht të rrisë subvencionet në bujqësi, raporton“Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.

"Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi", ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)