14-vjeçari kërcënon me thikë dhe pistoletë lodër fëmijët e shkollës

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 09:58
14-vjeçari kërcënon me thikë dhe pistoletë lodër fëmijët e shkollës

Disa prindër kanë denoncuar një 14-vjeçar që ka kërcënuar me armë (pistoletë lodër) fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme”, në Sarandë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka dërguar materialet për hetim në prokurori lidhur për këtë ngjarje.

Një ditë më parë, prindërit e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë, kanë denoncuar edhe në media rastin e 14-vjeçarit. Sipas tyre, ai i ka kërcënuar fëmijët me thikë, duke i mbajtur të izoluar në klasë.

Ndërsa një rast tjetër, sipas denoncimit të prindërve, 14-vjeçari ka hyrë me një pistoletë lodër në klasë dhe ua ka drejtuar fëmijëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës, për një shtetas të mitur 14 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë të tij, se në shkollën ku studiojnë së bashku, në Sarandë, 14-vjeçari i ka kanosur ata, me një objekt plastik (pistoletë lodër).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, në bazë të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm.

(Kosova Sot Online)