Konjufca - Berishës: Unë e ftoj prokurorin me ju intervistu nëse dini diçka më shumë për rastin Dehari

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 11:44
Konjufca - Berishës: Unë e ftoj prokurorin me ju intervistu nëse dini diçka më shumë për rastin Dehari

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili sot në Kuvend foli për rastin e Astrit Deharit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca i kanë thënë Berishës “Unë e ftoj prokurorin që të të intervistojë. Nëse di diçka”.

“Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapapvijë politike dhe personat…Ka një vendim gjykate që i ka liruar ata persona prej kësaj akuze. Nëse dini më shumë e kisha ftuar prokurorin me ju intervistu, gjithçka që dini e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ftoj prokurorin që të të intervistojë. Nëse di diçka”.

(Kosova Sot Online)