Kurti: Plani franko-gjerman nuk është produkt i negocimit

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 13:24
Kurti: Plani franko-gjerman nuk është produkt i negocimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në Kuvend tha se plani franko-gjerman nuk është produkt i negociatave të tij në Bruksel, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kurti shtoi se aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar.

Kurti tha se ky propozim më shumë ka të bëjë me procesin e zhvilluar në Bruksel në më shumë se një dekadë.

“Nuk është produkt i negocimit…propozimi, meqenëse më 18 gusht është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes pa pasë takime për atë temë meqenëse pala tjetër nuk ka qenë e interesuar dhe as e gatshme për këtë dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi. Nuk është që ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë të më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Dhe nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve. Nuk është që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim apo pala tjetër. Aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar, pra si një pako, që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen de-facto”, tha Kurti në foltoren e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)