Ngjarje e trishtë: Vdes 57-vjeçari, dyshohet se është vetëvarur në banesë

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 14:21
Ngjarje e trishtë: Vdes 57-vjeçari, dyshohet se është vetëvarur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 57-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital, shkruan “Kosova Sot Online”.

57 vjeçari dyshohet se ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.

Rasti është duke hetuar lidhur me ngjarjen se si ka ndodhur rasti.

“Rreth orës 12:50, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi B. K., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 18/1 Durrës. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

(Kosova Sot Online)