Paralajmërohet ngritja e aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve për korrupsion

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 15:18
Paralajmërohet ngritja e aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve për korrupsion

Prokuroria në Pejë ka njoftuar se ka ftuar mediat për ditën e nesërme për të përcjell një konferencë të jashtëzakonshme, ku dhjetëra zyrtar komunal dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsion, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konferenca nesër do të fillojë në ora 12:15, e cila do të mbahet në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Njoftimi i plotë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit. Kjo konferencë do të mbahet me datën 24 shkurt 2023 në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës.

(Kosova Sot Online)