Flet kunata e Pëllumb Islamit, fjalët e 39-vjeçarit para se të vritej, “Qetësohuni djema”

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 15:43
Flet kunata e Pëllumb Islamit, fjalët e 39-vjeçarit para se të vritej, “Qetësohuni djema”

Pëllumb Islami është shqiptari 37-vjeçar, i cili u vra aksidentalisht të martën në një kafene të Athinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Islami do të varroset nesër në Shqipëri.

Kunata e Islamit, ka treguar për mediat greke momentet e fundit të jetës së shqiptarit.

“Kemi mësuar se ai kishte dalë jashtë për të shpëtuar sapo dëgjoi të shtënat dhe aty u godit. Me shumë mundësi e ka kuptuar çfarë po ndodhte dhe po vraponte për t’u larguar, por nuk ia doli dot. Ai po fliste me kamarieren më herët dhe e pyeti se kush ishin ata (grupi tjetër i shqiptarëve) sepse nuk i njihte. Kur i pa teksa ziheshin, ai u thërriti dhe u tha: Qetësohuni djema, qetësohuni”, tregon ajo.

Kunata e Islamit ka trerguar se ai ishte i qetë dhe mjaft punëtor.

“Nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte të bënte fare me ta. Nuk është se shkonte shpesh në atë lokal. Nuk e di nëse shkonte shpesh për t’i parë ndeshjet siç bëri të martën. Ishte shumë punëtor dhe i qetë”, theksoi ajo.

(Kosova Sot Online)