Kuvendi me seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 17:15
Kuvendi me seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas

Kuvendi i Komunës së Prishtinës do të mbajë seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë seancë do të jenë të pranishëm edhe gazetaret ukrainase.

“Nesër, me datë 24 shkurt 2023, Kuvendi i Kryeqytetit do të mbajë Seancë Solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe – agjendën për të cilën e gjeni bashkëlidhur.

10:00 Pritja e mysafirëve

10:15 Nisja e seancës

10:30 Fjalët e rastit

11:40 Përfundimi i seancës

11:45 Të pranishmit renditen përpara godinës së Komunës ku së bashku me një grup fëmijësh do të lëshojnë në qiell disa pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)