Osmani takon ambasadorin amerikan Hovenier

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 18:12
Osmani takon ambasadorin amerikan Hovenier

Në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka pritur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata biseduan për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Siç njofton presidenca, Osmani dhe Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera.


(Kosova Sot Online)