Lajçak jep detaje për takimin e 27 shkurtit në Bruksel

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 20:32
Lajçak jep detaje për takimin e 27 shkurtit në Bruksel

Për herë të parë do t’i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka deklaruar emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e pranon propozimin evropian, të njohur si propozimi franko-gjerman, si një bazë të mirë për t’i diskutuar mosmarrëveshjet me Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Megjithatë, ai ka thënë se ka shumë gjëra që duhet të dakordohen me Serbinë, përpara arritjes së marrëveshjes. Kurti ka deklaruar se në propozim gjendet de-fakto njohja e Kosovës nga Serbia. 

(Kosova Sot Online)