Këtë dë'nim i jep Policia e Kosovës shoferit

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 21:56
Këtë dë'nim i jep Policia e Kosovës shoferit

Pasi po voziste automjetin pa regjistrim, policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka dënuar një shofer i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk kishte patentë shoferi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Rasti është bërë i ditur me anë të një komunikate nga Policia e Kosovës.

“Drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe nën ndikim të alkoolit. Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në  trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë, të njëjtit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht”, thuhet në komunikatë.

“Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)