SHBA kërkon diskutime me Rusinë

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 22:24
SHBA kërkon diskutime me Rusinë

Autoritetet amerikane dëshirojnë t’i kthehen inspektimeve si pjesë e traktatit të ri të kontrollit të armëve bërthamore START dhe të kenë një shans për të diskutuar me Rusinë zbatimin e kësaj marrëveshjeje, tha në një intervistë nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland.

E pyetur nëse pezullimi i traktatit nga Rusia do të kishte ndonjë ndryshim për SHBA-në në aspektin e sjelljes, zyrtarja e lartë e DASH tha se kjo nuk do të ndodhë dhe se u është bërë e qartë rusëve.

Sipas Nuland, Uashingtoni nuk ka “asnjë qëllim apo nevojë” për të rifilluar testimin e armëve. “Ne do të donim të ktheheshim në inspektime të ndërsjella dhe të ulemi në një tryezë ku të flasim për zbatimin e traktatit”, tha ajo. Nuland siguroi gjithashtu se SHBA nuk është e interesuar të rindërtojë armët e saj bërthamore.

Sakaq, ajo theksoi se SHBA po përpiqet të kuptojë se çfarë do të thotë në terma praktik vendimi i Rusisë për pezullimin e pjesëmarrjes së saj në traktatin START.

(Kosova Sot Online)