Deklarohet polici malazez që rrahu Petraq Milon

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 08:21
Deklarohet polici malazez që rrahu Petraq Milon

Polici kufitar, Dragan Shqekiq po akuzohet se ka rrahur profesorin shqiptar Petraq Milo, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shqekiq është deklaruar se i vjen keq për incidentin e ndodhur, duke shpjeguar se “plas filmi” atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë shtetasit shqiptar.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, Shqekiq dhe kolegu i tij Nikola Boljević janë liruar pas dëgjimit në prokurorinë e Ulqinit për t’u mbrojtur në vijimësi të procedures.

(Kosova Sot Online)