Joseph: Kurti e Osmani të shkojnë në Kyiv për të kërkuar njohjen e Kosovës nga Ukraina

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 08:48
Joseph: Kurti e Osmani të shkojnë në Kyiv për të kërkuar njohjen e Kosovës nga Ukraina

Analisti amerikan, Edward P. Joseph, ka thënë se pas takimit të së hënës në Bruksel ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiq, presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti duhet të shkojnë në Kyiv për të kërkuar njohjen e Kosovës nga Ukraina nga presidenti Zelensky, transmeton “Kosova Sot Online”

Joseph thotë se kjo do të përbënte një goditje për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kurse, njohja nga Ukraina do të shërbente si përshpejtues për të marrë pesë njohjet nga shtetet e BE-së që ende s’e kanë njohur Kosovën.

“Kurti dhe Vuçiq do të shkojnë në Bruksel më 27.02 për një takim të madh për propozimin e SHBA-BE. Ndalesa e radhës për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin duhet të jetë në Kyiv për të diskutuar për njohjen e Kosovës nga Ukraina me Zelenskyn për t’i dhënë një goditje Putinit”, ka shkruar Joseph në Twitter.

“Së pari, si vendi që, siç ka thënë Presidenti Biden, është “në vijën e parë të frontit duke luftuar për të shpëtuar parimet thelbësore demokratike që bashkojnë të gjithë njerëzit e lirë”, Ukraina ka autoritet të madh moral. Duke njohur Kosovën, Ukraina do ta zhvendoste çështjen e Kosovës nga një çështje lokale e Ballkanit në një çështje të rangut të parë të sigurisë europiane. Njohja ukrainase e Kosovës do të shkatërrojë menjëherë status quo-në për ata që nuk e njohin. Në vend të zgjedhjes mes Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti, ato qeveri do të pyeteshin nëse qëndrojnë me Zelenskyn për Kosovën, apo me Putinin”.

(Kosova Sot Online)