"Asociacioni të hënën do të jetë në tryezë"

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 11:05

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se beson se Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë temë e diskutimit të hënën në Bruksel, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai tregon se besonin se BE-ja, e cila është garantuese e asaj marrëveshjeje, do të bënte gjithçka për të zbatuar atë që u nënshkrua.

“Serbët e Kosovës kanë pritshmëritë e tyre për marrëveshjen e nënshkruar para 10 viteve, që është formimi i Asociacionit, siç është dakordësuar, që të jetë një institucion ombrellë që do të ruajë të drejtat kolektive dhe individuale të serbëve”, ka thënë Simiq në RTS.

(Kosova Sot Online)