Ambasadori gjerman në Kosovë: Më vjen mirë të shoh gjithë këtë solidaritet me Ukrainën, qëndrojmë përkrah Ukrainës

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 12:26
Ambasadori gjerman në Kosovë: Më vjen mirë të shoh gjithë këtë solidaritet me Ukrainën, qëndrojmë përkrah Ukrainës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se i vjen mirë që sheh shumë solidaritet me Ukrainën në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde, tha se do të qëndrojnë krahë Ukrainës.

“Shpresa më e madhe për mua është kjo shprehje e solidaritetit që po e shohim edhe pas një viti të luftës kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës dhe qëndrojmë me Ukrainën dhe dje kur e pash rezolutën në Kombet e Bashkuara ku 141 shtete ishin bërë bashkë dhe vetëm 7 ishin kundër”.

“Mijëra ukrainas kanë gjetur strehim në shumë shtete, ndihmat ushtarake e shëndetësore tregojnë se të gjitha shtetet mbështesin Ukrainën ndërkohë që sigurohemi që Putin të dështojë në përpjekjet e tij kriminale për të nënshtruar një shtet tjetër” tha Rohde.

(Kosova Sot Online)