Ministri serb i mbrojtjes: Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën, as nuk e ka bërë dhe as nuk do ta bëjë.

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 13:22
Ministri serb i mbrojtjes: Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën,  as nuk e ka bërë dhe as nuk do ta bëjë.

Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ka 10 vjet që dëgjon se Aleksandar Vuçiq do të njohë, siç është shprehur ai, “të ashtuquajturën” Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, ai ka shtuar se nuk do ka njohje të pavarësisë e Kosovës.

“As nuk e ka bërë dhe as nuk do ta bëjë. Presidenti ynë dy ditë më parë ka nënvizuar qartë se mbetet me “vijat e kuqe” e që janë se nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës, se nuk ka karrige në OKB për Kosovën, dhe se duhet të flasim dhe të kërkojmë një zgjidhje kompromisi, kjo nuk do të thotë se ne po kapitullojmë, duhet të shohim se çfarë mund të përfitojmë nga gjithçka, pa qenë një ishull të izoluar apo një terren stërvitor për ndëshkim, sepse ata nuk mund t’i ndëshkojnë të tjerët, kështu që Serbia do të ishte një objektiv ideal për ta”, ka thënë Vuçeviq.

“Ne nuk duhet të kapemi pas çdo grepi që na ofrohet, por të përpiqemi të shmangim skenarin që përjetuam në vitet e nëntëdhjeta dhe të mendojmë për të ardhmen, të forcohemi ekonomikisht, por edhe të bëhemi gati në aspektin e sigurisë dhe për sfidat e reja që na presin. Ky është momenti kur bukvalisht mbijetojmë dhe e shpëtojmë vendin”, ka pretenduar Vuçeviq.

(Kosova Sot Online)