Një vit nga lufta në Ukrainë, Vjosa Osmani: Lufta e tyre është lufta jonë

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 14:01
Një vit nga lufta në Ukrainë, Vjosa Osmani: Lufta e tyre është lufta jonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur u bënë një vit prej se Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës, ka kujtuar të gjithë ata që humbën jetën atje, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kjo luftë ka bashkuar botën demokratike, por mbi të gjitha ka treguar se shpirti i popullit të Ukrainës është i pathyeshëm. Siç e dinë shumë mirë populli i Kosovës, brutaliteti dhe agresioni nuk mund të pengojnë kurrë vullnetin e popujve për të qenë të lirë”.

“Janë momente historike si ky që na tregojnë se çfarë ka më shumë rëndësi. De do të qëndrojmë së bashku me demokracitë përballë hegjemonive në mbarë botën”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se “lufta e tyre është lufta jonë”.

(Kosova Sot Online)