Vuçiq rreth takimit të 27 shkurtit në Bruksel: Duhet të ruajmë paqen dhe të bëjmë hapa të mëdhenj

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 14:27
Vuçiq rreth takimit të 27 shkurtit në Bruksel: Duhet të ruajmë paqen dhe të bëjmë hapa të mëdhenj

Më 27 shkurt në Bruksel pritet të mbahet takimi dhe të dalin përballë njëri-tjetrit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Josep Borell e Miroslav Lajçak, kanë dhënë fjalë të mëdha për takimin, duke e quajtur si historik.

Vuçiq ka shkruar se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Ne duhet të ruajmë paqen, stabilitetin dhe të bëjmë hapa të mëdhenj përpara”, shkroi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)