​Kurti: Mbështesim Ukrainën deri në fitore, do të jemi pranë jush

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 15:04
​Kurti: Mbështesim Ukrainën deri në fitore, do të jemi pranë jush

Në një vjetorin e invazionit rus në Ukrainë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova mbështet Ukrainën deri në fitore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë tutje se Kosova do të jetë pranë duke e mbështetur Ukrainën.

“Në një ditë të zymtë si kjo megjithatë jemi të lumtur që Kosova jonë është bërë shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Do të jemi pranë jush si popull si institucione, si dje si sot si nesër. Mbështetje deri në fitore. Ukraina duhet të fitojë sepse vetëm kështu do të ruhet paqja dhe demokracia në kontinentin e Evropës”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)