LDK-ja e dorëzojnë kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 15:16
LDK-ja  e dorëzojnë kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Deputetët e LDK-së, Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar në Zyrat e Prokurorisë Speciale, kallëzimin penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Bashkë me kolegun tim Besian Mustafa dorëzuam në Prokurorinë Speciale të Prokurorisë së Kosovës një denoncim apo të themi kallëzimin penal rreth dëshmisë jo të saktë dhe jo të vërtetë që zotri Martin Berishaj, ambasadori Martin Berishaj e ka bërë para këtij Komisioni me datë 17 nëntor kur është intervistuar në Komisionin Hetimor. Prandaj, me qëllim që të mbrojmë dinjitetin e Kuvendit të Kosovës, të mbrojmë dinjitetin e kësaj Republike ne nuk mund të tolerojmë situata kur vjen një ambasador dhe vjen një dëshmitar dhe gënjen para Komisionit, nuk i tha të vërtetat përkundër që është i informuar paraprakisht për pasojat ligjore dhe penale që mund t’i ketë”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se kallëzimin ndaj tij do ta bëjë në cilësinë e kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, pasi siç është shprehur ai, Berishaj ka gënjyer gjatë raportimit në komision.

(Kosova Sot Online)