Biden: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 15:34
Biden: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë

Presidenti amerikan Joe Biden përmes një postimi në Twitter ka shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën sot në “përvjetorin e parë të luftë”, së bashku me një fotografi të tij dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në Kiev.

“Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë. Kurrë”, ka shkruar presidenti amerikan.

“Sot një vit pasi filluan të binin bombat, Ukraina është ende e pavarur dhe e lirë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Nga Kherson në Kharkiv luftëtarët ukrainas kanë çliruar tokën e tyre. Dhe në më shumë se gjysmën e territorit që Rusia mbajti vitin e kaluar, flamuri ukrainas valëvitet me krenari edhe një herë”, u shpreh Biden.

Ndryshe presidenti amerikan pati zhvilluar një vizitë së fundmi në Ukrainë ku u takua me presidentin ukrainas Zelensky në qytetin e Kievit. Biden më pas vizitoi Poloninë.

(Kosova Sot Online)