Detaje nga QKUK për tre të lënduarit nga aksidenti në Kamenicë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 16:00
Detaje nga QKUK për tre të lënduarit nga aksidenti në Kamenicë

Sot rreth orës 11 në fshatin Hodonovc të Kamenicë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Në mesin e të lënduarve është një nënë me fëmijën e saj dhe një person i moshës 20 vjeçare. Që të tre të lënduarit u dërguan nga Spitali i Gjilanit për në QKUK për shkak të gjendjes së tyre të rëndë.

Nga spitali thonë se gjendja e nënës dhe foshnjës së saj vazhdon të jetë kritike.

Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe personi i tretë i moshës 20 vjeçare.

Aktualisht, të gjithë të lënduarit po trajtohen në Klinikën Emergjente.

“Zyra për Informim e ShSKUK, ju konfirmon se rreth orës 14:00, në Klinikën Emergjente kanë ardhur 3 pacientë të lënduar si pasojë e aksidentit në trafik, dy prej tyre në gjendje kritike,  kurse personi tretë në gjendje  të rëndë. Ekipet mjekësore emergjente kanë ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore. Fëmija 1 vjeç, në gjendje  kritike, një paciente e datëlindjes 1990, po ashtu në gjendje  kritike. Pacienti i datëlindjes 2003, në gjendje të rëndë. Aktualisht, të gjithë po trajtohen në Klinikën Emergjente“, bëri të ditur zyra e SHSKUK-së.

(Kosova Sot Online)