Ja sa ukrainas janë strehuar në Shqipëri

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 17:00
Ja sa ukrainas janë strehuar në Shqipëri

Që nga nisja e sulmit rus, në Shqipëri janë strehuar 2500 shtetas ukrainas. Në total numri i ukrainasve të larguar nga lufta është 18 milionë.

Më 24 shkurt u shënua një vit nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës. Në Tiranë, qytetarët u bënë pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas. Në marshim u bashkuan shumë ukrainas të strehuar në Tiranë.

Tirana dhe mbarë bota është solidarizuar me Kievin në një vjetorin e agresionit të pa provokuar që ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe qytete të shkatërruara dhe ka ndryshuar agjendën botërore. 

(Kosova Sot Online)