Bashkëshorti i Albulena Haxhiut emërohet anëtar i KQZ-së
Alban Krasniqin anëtar të Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka emëruar sot Presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Z. Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme, thotë Zyra e Osmanit.
Krasniqi është aktivist i njohur i LV-së dhe bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
(Kosova Sot Online)