Qeveria ndanë rreth 40 mijë dollarë për vizitën e përfaqësuesve të Luginës në Amerikë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 17:24
Qeveria ndanë rreth 40 mijë dollarë për vizitën e përfaqësuesve të Luginës në Amerikë

Për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington, Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes këtij vendimi Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për përkrahje financiare në vlerë 39 mijë e 470 dollarë amerikan.

Në këtë njoftim të Zyrës për Media të Qeverisë së Kosovës s’është specifikuar nëse këto mjete janë ndarë për vizitën që përfaqësuesit e Luginës kanë pasur në Uashington kohë më parë apo nëse do ta realizojnë ndonjë tjetër.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan”,, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)