Një person në Prishtinë lëndohet nga një mjet i mprehtë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 19:27
Një person në Prishtinë lëndohet nga një mjet i mprehtë

Në Prishtinë, një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në rrugën “2 Korriku”  i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila potencoi se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rastin në fjalë.

“Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tregoi se aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

(Kosova Sot Online)