Abdixhiku: Ja çka duhet të ketë parasysh Kosova në prag të marrëveshjes finale

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 20:42
Abdixhiku: Ja çka duhet të ketë parasysh Kosova në prag të marrëveshjes finale

Në lidhje me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një shkrim autorial op-ed në  Euractiv, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka nënvizuar se çka duhet të ketë parasysh Kosova në prag të marrëveshjes finale.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në parimet themelore të njohjes reciproke të dy vendeve, duke respektuar plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Tutje kryetari Abdixhiku ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës në aleancën e NATO-s duhet të jetë një hap i natyrshëm që përmbyll angazhimin perëndimor tre-dekadash te vendit.

(Kosova Sot Online)