Tani edhe bullgarët kërkojnë të njihen si komunitet në Kosovë

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 21:41
Tani edhe bullgarët kërkojnë të njihen si komunitet në Kosovë

Në fshatin Kërstëq të Epërm në Dragash, ka katër vjet që është hapur një zyrë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është hapur nga një organizatë e quajtur “Bullgarët e Bashkuar” derisa e udhëheq Rasmin Haza, së bashku me babain e tij Murto Hamzën dhe vëllain, Xhemajl Hamzën.

Këta të fundit që nga viti 2019 avokojnë për njohjen e bullgarëve si komunitet zyrtar në Kosovë.

Kushëriri i tyre, Uzair Hamza i cili është edhe shefi i zyrës për komunitete në Dragash, ka konfirmuar aktivitetin e tyre.

Për njohjen e bullgarëve si pakicë etnike, është biseduar edhe në takimin e fundit mes presidentes Vjosa Osmani dhe holomologes së saj bullgare, Iliana Iotova.

Madje, Iotova thotë se ka marrë mbështetje se bullgarët do ta kenë një vend të rezervuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së saj.

Por, këtë nuk e kanë konfirmuar nga Zyra e Prisedentës Osmani, pavarësisht pyetjeve të televizionit.

Megjithatë, këtë bisedë e ka konfirmuar Hamza.

Në anën tjetër, Policia Rajonale në Prizren ka ka konfirmuar se nuk e kanë hetuar asnjëherë veprimtarinë e organizatës “Bullgarët e Bashkuar”.

Në Kushtetutën e Kosovës, zyrtarisht si pakica etnike njihen serbët, turqit, boshnjakët, goranët, romët, egjiptianët, ashkalitë, malazezës dhe kroatët.

(Kosova Sot Online)