Kujdes: Policia ka vendosur kamera në kryeqytet

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 22:19
Kujdes: Policia ka vendosur kamera në kryeqytet

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça gjatë fjalës së tij në një emision bëri publike se nga janari në Tiranë janë vendosur disa kamera të Policisë së Shtetit.

Ai nuk e caktoi zonën ku janë instaluar, por la të kuptohet se syri i policisë është shpërndarë në kryeqytet.

“Kini kujdes! Nga janari të keni shumë kujdes, sidomos në Tiranë. Janë vendosur kamera të Policisë së Shtetit dhe i monitoron vetë Policia e Shtetit”, tha ai, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë eksperti i sigurisë, Ilir Kulla tha se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një polici digjitale. Ai shtoi se kjo gjë kërkon investime të mëdha, ndaj Shqipëria përballë këtyre sfidave të reja duhet të investojë në këtë drejtim.

“Ka ardhur koha që në Shqipëri të kemi një polici digjitale. Kush do menaxhojë qendrat, kush do trajnojë njerëzit. Kjo punë kushton. Ne çalojmë me sistemet e integruara”, tha ai.

(Kosova Sot Online)